Në 29-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, u bënë homazhe dhe u vendosën lule të freskëta në nderim të veprës së tyre sublime.
Në këto homazhe morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Nënkryetari Fahri Restelica, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, deputetë të Kuvendit të Kosovës, anëtarë të ekzekutivit komunal, asamblistë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.
Fillimisht u bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, pastaj në Kompleksin Memorial “Baza e Parë e UÇK-së” në Lladoc dhe në fund pranë shtatoreve në Sheshin “Katër dëshmorët” në qytet.
Me këtë rast, Kryetari Bulliqi theksoi se sakrifica e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha mbetet themel i lirisë së Kosovës.