Të dielen më 01.02.2026, në përvjetorin e rënies së Ylfete Humollit, do të mbahen homazhe pranë lapidarit në fshatin Lupç të Poshtëm.
Këto homazhe që janë organizuar nga Komuna e Podujevës, mbahen në orën 10:00 dhe do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, zyrtarë tjerë nga niveli qendror e lokal e qytetarë.
Ftoheni të merrni pjesë!