Isak Shabani ka lindur më 16 mars 1964 në fshatin Orllan. Ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi Fizioterapi, si dhe studimet master në Menaxhimin e Financave.
Për më shumë se 17 vite ka shërbyer si zyrtar i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë, duke ushtruar edhe detyrën e udhëheqësit të Departamentit për Zhvillim Strategjik Shëndetësor.
Në karrierën e tij politike dhe institucionale, ka qenë asambleist në Kuvendin Komunal për tri mandate, deputet në Kuvendin e Kosovës, si dhe nënkryetar dhe anëtar i disa komisioneve parlamentare, përfshirë ato për administratë publike, pushtet lokal dhe media – për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis dhe planifikim hapësinor.
Veprimtar politik para dhe pas luftës, Kryetar i Degës së PDK-së në Podujevë, ish i burgosur politik, bashkëveprimtar i Heroit Zahir Pajaziti dhe i mbijetuar i masakrës së Dubravës. Aktualisht, ushtron funksionin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Podujevës