Sot ka nisur zbatim i projektit CLIPP – Climate Integrated Pathways for Podujeva, i financuar nga programi Horizon Europe, në kuadër të iniciativës Pathways2Resilience të Bashkimit Evropian.
Podujeva është përzgjedhur në mesin e 62 rajoneve evropiane përfituese në fazen e dytë të P2R-së, duke përfituar 210,000 € financim për hartimin e planeve konkrete të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, me fokus në përmbytjet, valët e të nxehtit dhe thatësirat.
Projekti koordinohet nga prof. dr. Kadri Sylejmani, UP dhe zbatohet në partneritet me Komunën e Podujevës.
Koordinatore lokale e projektit për Komunën e Podujevës është drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lirie Hoti