Ftohen komunitetet jo shumicë që jetojnë në Komunën e Podujevës të propozojnë kandidatët e tyre për anëtarë në Komitetin për Komunitete. Propozimet bëhen në afatin nga 6 deri më 16 janar 2026, gjatë orarit të punës, dhe duhet të dalin nga takimet e komuniteteve përkatëse, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës. Të gjitha propozimet dorëzohen në Zyrën e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Podujevës përmes Qendrës së Shërbimit për Qytetarë.