Komuna e Podujevës njofton qytetarët se nesër, më 26 dhjetor 2025, nga ora 10:00, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të mbajë takim publik me qytetarë.
Takimi do të mbahet në objektin e ri të Komunës së Podujevës, kati përdhes, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit.
Tema: Realizimi i projekteve dhe aktiviteteve të parapara për vitin 2025.
Gjatë takimit, qytetarët do të informohen për aktivitetet e Komunës për vitin 2025 dhe do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe sugjerime lidhur me çështje me interes të përgjithshëm.
Ftohen qytetarët të marrin pjesë!