Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, priti në takim Ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ministri Maqedonci e uroi Kryetarin Bulliqi për mandatin e ri të dalë nga zgjedhjet e 12 tetorit dhe tha se kjo është një mundësi tjetër për të vazhduar realizimin e projekteve në Komunën e Podujevës.
Kryetari Bulliqi e falënderoi Ministrin Maqedonci për vizitën dhe u shpreh se sikur edhe në 5 vjetët e kaluar edhe mandatin e ri katërvjeçar do ta karakterizojnë projekte të mëdha që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të Komunës së Podujevës.
Ministri Maqedonci më pas e vizitoi edhe Nënkryetarin e Komunës, Fahri Restelica, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re.