Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi priti në takim Ministrin në detyrë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, Hysen Durmishi, me të cilin biseduan për projektet infrastrukturore që janë duke u realizuar në Komunën e Podujevës.
Kryetari Bulliqi e falënderoi Ministrin Durmishi për financimin e shumë projekteve të rrugëve në Komunën e Podujevës. Ai tha se vetëm nga një memorandum i nënshkruar këtë vit ndërmjet Komunës dhe Ministrisë janë asfaltuar dhe janë në realizim e sipër dhjetëra rrugë në qytet dhe fshatra në vlerë afro 5 milionë euro.
Kryetari Bulliqi dhe Ministri Durmishi u zotuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen për realizimin e projekteve mjedisore e infrastruktutore të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.