Njoftohen qytetarët se, me urdhëresë të Kryetarit të Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike dhe eksplozive në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira të tjera publike në territorin e komunës.
Kjo ndalesë vlen nga data 22 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026. Mosrespektimi i kësaj urdhërese do të sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi.