Komuna e Podujevës në bashkëpunim me institucione tjera lokale, Ministrinë e Shëndetësisë e Agjencinë për Menaxhimin e Emergjenca kanë mbajtur një aktivitet dyditor për MISP (paketë standarde shërbimesh jetësore) që ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të njerëzve në kohë krizash.
Më 18 dhjetor u mbajt konferenca planifikuese MISP, ndërsa më 19 dhjetor (sot) u mbajt ushtrimi fushor MISP
Këto aktivitete u mbajtën me qëllim të praktikimit të pakos MISP gjatë krizave dhe fatkeqësive, si dhe forcimi i koordinimit dhe komunikimit ndërinstitucional për ofrimin e shërbimeve fillestare në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues në situata emergjente.
Në aktivitete morën pjesë zyrtarët të Komunës së Podujevës, ata të Kryqit të Kuq të Kosovës -Dega në Podujevë, të QKMF-së në Podujevë, përfaqësues të Brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë, përfaqësues nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave -AME dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.
Aktivitetet u realizuan në kuadër të projektit MISP të Kryqit të Kuq të Kosovës, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetjen e UNFPA Kosova.