Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se sot (e premte) do të mbahen Takimet e Kulturës “Kadri Kadriu” dhe po ashtu Ora e madhe letrare “Afrim Maliqi”.
Ky aktivitet tashmë tradicional ka karakter edhe garues, prandaj sikur edhe viteve tjera, do të ndahen çmimet për poezi, ese dhe tregim të shkurtër.
Ju mirëpresim në Galerinë e Arteve në Podujevë, prej orës 17:00!