Të mërkurën jepet premiera e shfaqjes për fëmijë “Lepuri nga Poli i Veriut”. Kjo shfaqje magjike për fëmijë përcjell me ngrohtësi vlerat e miqësisë, solidaritetit dhe mirëkuptimit, duke treguar se të qenit ndryshe nuk është një pengesë, por një pasuri që na bën unik dhe të vlefshëm.
Të mërkurën më 10 dhjetor nga ora 18:00 jepet premiera e shfaqjes për fëmijë “LEPURI NGA POLI I VERIUT” në Teatrin “Avdush Hasani”
Autore: Ulpianë Maloku
Regjisor: Armend Zeqiri
Luajnë: Muhamet Zeka, Besart Zeneli, Sindi Çitaku, Gani Morina
Ass. regjie: Xheraldina Krasniqi
Kostumografe: Adelinë Mziu
Skenografia: Artan Hasani
Dizajner i ndriçimit: Skender Latifi
Mjeshtër i ndriçimit: Jeton Berisha
Punëtor skene: Arton Mustafa
Hyrja falas.