Në kuadër të aktiviteteve kulturore e sportive të cilat po mbahen për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, sot në Palestrën e Qytetit “Hakif Zejnullahu” u zhvillua ndeshja e volejbollit mes stafit arsimor të Shkollës Ekonomike IAAP “Isa Boletini” dhe atij të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e vlerave sportive, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të qytetit dhe krijimin e një atmosfere festive në prag të Ditës së Flamurit.
Të dy ekipet dhanë lojë me energji pozitive dhe atmosferë të mirë.
Pas përballjes dinamike, fitues u shpall ekipi i Shkollës Ekonomike IAAP “Isa Boletini”.