Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim koordinatorin e Qendrës së Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara, Serdar Vardar, diplomatin që ka shërbyer në Ambasadën e Rëpublikës së Kosovës në Ankara, Ali Kamberi dhe disa biznesmenë turq; Ali Ceylan dhe Bahattin Ceylan nga Kompania “Ceylan Construction and Trasing ing”, Adnan Toprak nga “ADN Insaat” dhe Ayhan Topcu nga “Linea Decor”.
Kryetari Bulliqi dhe mysafirët nga Turqia folën për investimet që është duke i bërë Komuna e Podujevës, për mundësitë që i ofron kjo komunë për investime, me theks të veçantë Zonën ekonomike në Livadicë dhe Parkun bujqësor në Sfeçël.
Bulliqi i falënderoi biznesmenët turq që e shohin Komunën e Podujevës si adresën ku mund të investojnë dhe u zotua se do t’iu qëndrojë pranë secilit që është i gatshëm të investojë në Podujevë.