Mbrëmë Teatri “Avdush Hasani” në Podujevë hapi dyert për publikun me premierën e shumëpritur të shfaqjes “3 yje dhe 3 karrige”, me tekst të autorit Valentin Krasnogorov dhe regji të Skënder Podvoricës.
Në një atmosferë plot emocion e entuziazëm, publiku përjetoi një komedi ku humori, absurdi dhe ndjenjat njerëzore u ndërthurën mjeshtërisht në skenë.
Aktorët Ryva Kajtazi, Muhamet Zeka, Besart Zeneli, Kumrie Hoxha, Gani Morina dhe Valire Haxhijaj sollën interpretim të shkëlqyer me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
Premiera e djeshme shënon një tjetër hap të rëndësishëm për Teatrin “Avdush Hasani” pas rinovimit të objektit, duke rikthyer me plot shkëlqim jetën artistike në qytet, ndërsa repriza do të shfaqet sot më 28.10.2025 nga ora 19:00.