Hapja e fushatës ka filluar nga data 18 tetor 2025 dhe do të zgjas një muaj. Qëllimi i fushatës është parandalimi i trafikimit me njerëz dhe ngritja e vetëdijes së popullatës së gjerë.
Mesazhi i fushatës është: “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË! TA MBROJMË VETËN DHE
FËMIJËT TANË!“
Slogani i fushatës është: “MOS HESHT”
Përgjatë muajit do të mbahen aktivitete të ndryshme në Komunën e Podujevës!