Teatri “Avdush Hasani” ka marrë një pamje të re pas rinovimit të tërësishëm të objektit dhe zgjerimit të hapësirave të reja.
Përurimi i këtyre punimeve është bërë në një ceremoni solemne ku mori pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkeytarja Marigona Lahu, drejtoresha për Kulturë, Vlora Humolli-Jashanica, drejtoresha e Teatrit, Elheme Kutllovci, artistë e qytetarë.
Kryetari Bulliqi theksoi se rinovimi i këtij objekti është hap i rëndësishëm në përkrahje të jetës kulturore në Podujevë.
“Ky investim me vlerë mbi 200 mijë euro, ka transformuar plotësisht objektin dhe hapësirën përreth, duke e kthyer Teatrin e qytetit në një qendër moderne të artit dhe kulturës për artistët dhe artdashësit tanë”, tha Bulliqi.