Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë “Llapi”, Mirsim Topanicën, si dhe përfaqësues të tjerë të shoqatës, fitues të Kampionatit të Kosovës – Krapiada 2025.
Ky sukses është rezultat i përkushtimit, bashkëpunimit dhe pasionit të jashtëzakonshëm të anëtarëve të shoqatës, Labinot Babatinca, Argjent Abiti dhe Shpend Lahu, të cilët sollën këtë arritje të çmuar për Llapin.
Kryetari Bulliqi i përgëzoi për suksesin dhe u uroi shumë suksese të tjera në aktivitetet e ardhshme sportive e rekreative.