Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë organizojnë aksion për dhurim vullnetar të gjakut.
Aksioni do të zhvillohet ditën e martë (07.10.2025) në Urgjencën e re të qytetit (kati i dytë) prej orës 11:00 deri në orën 15:00.
Ftojmë të gjithë qytetarët që gëzojnë shëndet të mirë që t’i përgjigjen këtij aksioni!