Në Ministrinë e Shëndetësisë sot është organizuar ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve me gjashtë komuna që janë përfituese të autoambulancave, në mesin e të cilave është edhe Podujeva.
Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të MSH-së, Jahë Gecaj dhe kryetarë e nënkryetarë komunash. Komuna e Podujevës u përfaqësua nga nënkryetarja Marigona Lahu, e cila e falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë për këtë ndihmë.
Ajo tha se kjo autoambulancë që po bëhet me qëllim të përforcimit të kujdesit primar shëndetësor, do të ndihmojë për një trasnport më të sigurt të pacientëve në rast nevoje.
Autoambulancat e dhuruara nga Ministria e Shëndetësisë janë të tipit Basic Life Support, ndërsa vlera e përgjithshme e këtij projekti është 448,740 euro.
