Sot është larguar deponia e mbeturinave prapa shkollës “Ali Ajeti” dhe është ndërmarrë një aksion pastrimi në hapësirat përreth Liqenit të Batllavës.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të angazhimeve tona për Ditën Botërore të Pastrimit që u shënua dje për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët.
Falënderojmë ekipet e Eko Llapit dhe Natyra Shpk, si dhe kompanitë Bini, Eing dhe Konstruktori për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në këtë aksion.
Poashtu falënderojmë qytetarët që u bashkuan në këto aksione vullnetare të pastrimit