Në kuadër të projektit “Avancimi dhe përfshirja në agrobiznes të grave në Kosovë (AKWA)” i realizuar ndërmjet Komunës dhe Organizatës CARE International, sot u organizuar ceremonia e dhënies së 9 motokultivatorëve me frezë dhe plug për gratë fermere, përfshirë gratë nga grupet e margjinalizuara.
Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtoresha e Bujqësisë, Lirie Hoti.
Kryetari Bulliqi u uroi përfitueseve suksese në aktivitetet e tyre bujqësore dhe u zotua se komuna do të vazhdojë të jetë gjithmonë në përkrahje të grave fermere dhe zhvillimit bujqësor.
Në kuadër të këtij projekti, në proces të montimit në terren janë edhe 15 serra, që në total numri i përgjithshëm i grave përfituese arrin në 24.