Të shtunën mbahet aktivitet përkujtimor në 35-vjetorin e rënies së Skender Munollit e Besim Latifit
Nën patronazhin e Kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, të shtunën më 13 shtator do të mbahen homazhe dhe një aktivitet përkujtimor në nderim të rënies së Skender Munollit dhe Besim Latifit në fshatin Pollatë.
Në këtë aktivitet që organizohet në 35-vjetorin e rënies së dy dëshmorëve Munolli e Latifi, do të marrë pjesë edhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në nderim dhe përkujtim të sakrificës së tyre nga një fjalë rasti do të mbajë z.Kurti e z.Bulliqi.
Aktiviteti fillon në orën 16:00 dhe mbahet pranë obeliskut në fshatin Pollatë.