Komuna e Podujevës ka filluar procesin e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2026, ku dëgjimi i parë është mbajtur në fshatin Gllamnik. Në këtë takim, Drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani, prezantoi draft-buxhetin e komunës duke paraqitur planifikimet dhe prioritetet kryesore për vitin e ardhshëm.
Pas prezantimit, të pranishmit patën mundësi të paraqesin kërkesat, shqetësimet dhe sugjerimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen nga anëtarët e grupit punues deri në përgatitjen e dokumentit final.
Drejtori Osmani falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e kontributit të tyre në këtë proces. Ai inkurajoi që edhe në ditët në vazhdim qytetarët të marrin pjesë në dëgjimet e tjera publike, në mënyrë që kërkesat dhe prioritetet e komunitetit të reflektohen në buxhetin komunal.