Komuna e Podujevës sot ka bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për 45 fermerë përfitues. Prej tyre 25 fermerë kanë përfituar motokultivatorë me frezë dhe 20 të tjerë shpërndarëse plehu.
Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtoresha e Bujqësisë, Lirie Hoti.
Me këtë rast, Kryetari Bulliqi i uroi fermerët përfitues dhe tha se këto mjete do t’ua lehtësojnë punën fermerëve dhe do të ndikojnë në rritjen e produktivitetin.
“Gjatë gjithë këtij mandati i kemi ndihmuar me subvencione fermerët tanë, të cilët janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të komunës”, theksoi Kryetari Bulliqi.