Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, sot me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor vizituan tri shkollat e mesme të qytetit: Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, Shkollën Ekonomike “Isa Boletini” dhe Shkollën Teknike “Fan S. Noli”.
Në këto vizita kryetari Bulliqi dhe drejtori Fetahu uruan nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë, duke iu dëshiruar suksese në mësim, punë të frytshme dhe arritje të reja.
Arsimi mbetet prioritet i qeverisjes komunale, me synim krijimin e kushteve sa më cilësore për zhvillimin e procesit mësimor dhe për përgatitjen e gjeneratave të reja.