Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtoreshën për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Lirie Hoti e zyrtarë tjerë komunë kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së mjeteve të punës për 46 fermerë.
Kryetari Bulliqi tha se këto mjete pune që janë 28 spërkatëse, 15 gërshërë dhe 3 printerë për vezë, do t’i ndihmojnë sadopak fermerët në zhvillimin e veprimtarive të tyre.
“Jemi të lumtur që për këto pesë vjet kemi ndihmuar me subvencione me qindra fermerë në bujqësi, blegtori, shpezëtari, etj., të cilat përveçse kanë rritur prodhimtarinë e tyre, kanë ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik komunal”, theksoi Bulliqi.