Komuna e Podujevës fton qytetarët të aplikojnë në thirrjen publike për përfitim në kuadër të projektit “Banimi Social Adekuat”, i cili mbështetet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI). Ky projekt synon të ndihmojë familjet në kushte të rënda sociale dhe ekonomike përmes renovimit apo rindërtimit të shtëpive të tyre private.
Afati i aplikimit: Nga data 06.08.2025 deri më 18.08.2025
Dokumentacioni dorëzohet fizikisht në ndërtesën e Komunës, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 15:00, në sektorin për shërbim me qytetarë (kati përdhes).
Formulari i aplikimit mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:
https://podujeve.rks-gov.net/…/3-4-Formulari-i…
Për informacione dhe sqarime shtesë, qytetarët mund të paraqiten në:
Zyra nr. 38 – DSHMS / Njësiti për Implementimin e Projektit të Banimit Social Adekuat
Tel: 038 200 41050