Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe menaxheri në Podujevë i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Fidaim Jashari, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për realizimin e projektit “Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në Lagjen Hysen Aliu Marteta” në fshatin Batllavë.
Vlera e këtij projekti është 70,000 euro, ku Komuna e Podujevës do të participojë me 15,000 euro, kurse KRU “Prishtina” 55,000 euro.
“Furnizimi me ujë të pijes është jetik, prandaj gjatë gjithë këtij mandati kemi ndarë me qindra mijëra euro, në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë rrjetit të ujësjellësit”, tha Kryetari Bulliqi.