Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, mbrëmë u mbajt nata e dytë e festivalit “Park N’Roll. Publiku llapjanë u mblodh për të shijuar atmosferën e ngrohtë ku performuan artistët: Shpat Deda, Zwada, Konkord dhe Diana Mehmetaj.
Muzika, energjia pozitive dhe ambienti i veçantë karakterizuan mbrëmjen që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut.
Ky koncert u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Engjëll Blakun.
Koncerte tjera do të mbahen edhe në netët në vazhdim!