Në nderim të komandantit legjendar Zahir Pajaziti mbrëmë në Podujevë u hap edicioni i dytë i Festivalit mbarëkombëtar “Pushka e parë e lirisë”.
Ky festival bashkoi ansamble nga të gjitha trojet shqiptare, duke sjellë para publikut llapjanë një mozaik të pasur të kulturës, traditës dhe folklorit tonë kombëtar.
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi organizatorët për punën dhe përkushtimin në realizimin e këtij festivali, që tashmë po bëhet një ngjarje e rëndësishme kulturore për qytetin tonë.
Festivali do të vazhdojë edhe sonte me performanca të tjera dhe ka karakter garues me një juri profesionale që do t’i përzgjedh fituesit meritorë.