Në kuadër të manifestimit për “Ditët e Diasporës” sot në Galerinë e Arteve në Podujevë u promovua libri i autores Emine Konushevci-Durmishi, me titull “Në hije kujtimesh”.
Në këtë aktivitet kulturor morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Shpejtim Bulliqi, Nënkryetarja e Komunës, znj. Marigona Lahu, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Vlora Humolli-Jashanica, krijues të ndryshëm letrarë si dhe dashamirë të artit e poezisë.
Me këtë rast, një fjalë rasti mbajti Kryetari Bulliqi, i cili e përgëzoi autoren për krijimtarinë e saj dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive përmes poezisë. Ai vlerësoi veçanërisht tematikat që trajtohen në libër si: e kaluara dhe kontributi i gruas shqiptare, kujtimet nga diaspora për atdheun, kontributi dhe malli për vendlindjen, si dhe poezitë kushtuar dëshmorëve, nënës, tokës dhe atdheut.
Një fjalë rasti mbajti edhe autorja Emine Konushevci-Durmishi, e cila foli më gjerësisht për përmbajtjen dhe procesin e krijimit të këtij botimi, që është libri i saj i dytë.