Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës se nga nesër me datë 18.07.2025, Komuna e Podujevës, përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë fazën e dytë të dezinsektimit të hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë në Komunën e Podujevës.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese (mushkonjat dhe insekte të tjera), si dhe si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon më 18.07.2025 deri më datën 20.07.2025.
Më datën 18.07.2025 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit të Podujevës dhe fshatrat: Peran, Bajçinë, Dobërdol.
Më datën 19.07.2025 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesën e qytetit të Podujevës dhe fshatrat: Sekiraçë, Gllamnik, Siboc i Epërm, Penuhë.
Më datën 20.07.2025 – dezinsektimi rreth lumit Llap: Lluga, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm, në fshatrat Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë dhe Bellopojë.
Dezinsektimi i qytetit dhe i parqeve do të kryhet më datë 20.07.2025 (dezinsektimi i qytetit fillon prej orës 20:00).
Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 08:00 në mëngjes, ndërsa dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:00. (Gjatë kësaj periudhe luten qytetarët që të mbajnë të mbyllura dritaret në mënyrë që gjatë dezinsektimit të qytetit të mos futen insektet brenda hapësirave së banimit.)
Me këtë rast njoftojmë Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve që, gjatë ditëve të cekura më lart, të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njëjtat t’i mbyllin gjatë tërë ditës sipas datave përkatëse nëpër fshatra, sipas planit të dezinsektimit të hapësirave, për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre.
Nr. kontaktues për informacione:
044-221-641
044-703-087
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj!