Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se për shkak të një problemi teknik në rrjetin qendror të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencionit të Regjistrit Civil të Kosovës, aktualisht nuk mund të ofrohen shërbime të gjendjes civile, si certifikata të lindjes, ekstrakte të lindjes, etj.
Administrata komunale është në kontakt me institucionet qendrore dhe sapo të evitohet ky problem do t’ju informojmë.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!